KSHZ kërkon nga qytetarët të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore
Qytetarët duhet të kontrollojnë të dhënat e tyre të Listës Zgjedhore gjatë kohës së inspektimit publik për referendumin e vjeshtës që zgjat deri më 23 gusht, bëri thirrje Komisioni Shtetërore Zgjedhor (KSHZ) pas vërejtjeve nga opinioni se në Listën Zgjedhore ende ka votues “fantom”, persona të ndjerë dhe disa parregullsi tjera. Nga KSHZ-ja thonë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor qytetarët mund t’i bëjnë vetëm përmes dërgimit të dokumentacioni përkatës.
E vetmja mënyrë që të zgjidhen problemet është përditësimi i Listës Zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“KSHZ-ja në bashkëpunim me MPB-në dhe me Entin shtetëror për statistikë do të duhet vazhdimisht t’i përditësojnë ndryshimet e tilla, ndërsa apelojmë deri tek qytetarët pasi ata shpesh herë i bëjnë ndryshimet vazhdimisht, si ndryshimi i statusit martesor, regjistrim dhe çregjistrimi në shtetësi… këto janë dukuritë që shpesh herë paraqesin problem. Personat kanë obligim ligjor 15 ditë ta paraqesin ndryshimin, megjithatë, të gjithë ne duke më përfshirë edhe mua dhe juve nuk e bëjmë këtë në kohë”, thotë kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.
Ai thotë se ashtu siç kanë organet shtetërore obligim, njëjtë edhe qytetarët kanë obligim t’i paraqesin ndryshimet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhur me disa raste me shumë persona në të njëjtën adresë, nga KSHZ-ja thonë se ka procedura që me siguri ende janë në vijim në MPB dhe se më pas duhet të sillet vendim që të mund ata persona të të largohen nga Lista Zgjedhore.
Anëtari i KSHZ-së, Janakie Vitanovski në një seancë të Komisionit sqaroi se nëse në Listën zgjedhore ka persona të vdekur, anëtarët e familjes së tij duhet të drejtohen tek zyrat rajonale të KSHZ-së dhe me certifikatën e vdekjes të dëshmojnë se ai person ka vdekur që të largohet nga Lista Zgjedhore. Gjithashtu, tha se ka shumë qytetarë të cilët nuk i kanë ndryshuar adresat e tyre gjatë ndryshimit të vendbanimit, por i theksoi edhe disa ndryshime të tjera.
Në ditën e parë të kontrollit publik në Listën Zgjedhore më 9 gusht në njësitet rajonale, kontroll kanë bërë 213 qytetarë, ndërsa në vazhdimësi kjo bëhet dhe në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së Komisionit. Deri dje në mesditë 158 të zhvendosur janë paraqitur për t’u deklaruar në referendumin për emrin në PDK. Më së shumti prej tyre nga 14 janë denoncuar në PDK në Vjenë, Londër, Toronto dhe Lubjanë, ndërsa në Bern, Zvicër janë paraqitur 12 shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit.
Nëse dikush prej të zhvendosurve është paraqitur për denoncim në Përfaqësitë Diplomatike Konsullore jashtë vendit atëherë nuk do të mund të votojë në Maqedoni nëse udhëton në vend, shprehen nga KSHZ-ja./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuvendi i Maqedonisë miratoi një deklaratë për të shënuar katër vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe 75 vjetorin e formimit të Aleancës
Muja thotë se Lahi Brahimaj nuk paguan qira për 25 hektarë tokë që i shfrytëzon nga AKP-ja, i reagon Tahiri
Gjykimi në Hagë, Byrnes: Ndoshta kemi bërë gabim, komunikatat e UÇK-së nuk i konsideronim shumë të rëndësishme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes