LAJMI I FUNDIT:

KSHZ shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Tetovë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë

KSHZ shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Tetovë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme i shpalli rezultatet përfundimtare të votimit për kryetar komune në komunat Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, si dhe për zgjedhjet për këshilltarë komunal në Tetovë.

Në Mavrovë-Rostushë për kryetar komune u zgjodh Medat Kurtovski nga koalicioni “Më e mira për komunën time”, të udhëhequr nga LSDM-ja, ndërsa në Qendër Zhupë u zgjodh Arijan Ibraimi nga Partia Demokratike e Turqve.

Në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës LSDM fitoi 1953 vota gjegjësisht dy mandate këshilltarës, OBRM-PDUKM 3332 vota ose katër mandate, PDSH 1058 vota – një mandat, Alternativa 1118 vota – një mandat, Aleanca për Shqiptarët 777 vota asnjë mandat, ndërsa më shumë vota ka marrë Lëvizja Besa 9620 ose 12 mandate këshilltarës, ndërsa BDI 8795 vota ose 11 mandate.

Të pavlefshme kanë qenë 651 fletëvotime, ndërsa në zgjedhjet për këshilltarë në Tetovë kanë dalë të votojnë 29.690 votues ose 35,31 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori