LAJMI I FUNDIT:

KShZ i ndalon të gjithë aktivitetet

KShZ i ndalon të gjithë aktivitetet

Komisioni shtetëror zgjedhor në mbledhjen e fundit i ka ndaluar të gjithë aktivitetet e ndërlidhura me zgjedhjet të cilat ishin shpallur për 5 qershor, deri në miratimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës kushtetuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i KShZ, Alekandar Çiçakovski ka thënë se duhet të ndalohen edhe aktivitetet e mëtejshme të komisioneve komunale zgjedhore, të cilët duhet të obligohen që KShZ ti dërgojnë raport pune dhe raport financiar për periudhën nga zgjedhja e tyre deri më 18 maj të vitit 2016.


“Propozoj të sillet konkluzion për ndalim të të gjithë aktiviteteve të mëtejme të zbatimit, respektivisht të dërgojmë informatë për ndërprerje të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat duhej të mbahen më 5 qershor të këtij viti, e të cilët duhej ti ndërmerr Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, Enti shtetëror për statistika dhe Enti shtetëror për revizion, ka thënë Çiçakovski.

Anëtari i KShZ, Subhi Jakupi ka theksuar se Komisioni do të vazhdojë me aktivitetet e saj, të cilët siç theksoi ai, shkojnë në drejtim të punëve të përditshme që janë në kompetencë të KShZ.

“Ashtu siç filluam dhe arritëm deri në pastrim të Listës zgjedhore, mendoj se edhe më tej duhet të vazhdojmë me ato aktivitete, ka thënë Jakupi./Telegrafi/