LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja kërkon proces të plotë zgjedhor

KSHZ-ja kërkon proces të plotë zgjedhor

Ideja e disa prej partive politike për zgjedhje në qershor bie ndesh me vlerësimin e të parit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski. Ai vlerëson se pas caktimit të datës së re të zgjedhjeve, procesi duhet të fillojë nga e para me respektimin e të gjitha afateve që parashikon Kodi zgjedhor. Sipas Derkoskit, një proces normal zgjedhor kërkon 50 deri 60 ditë për organizim.

“Është e pamundur të organizohet procesi për 30 ditë sepse në atë situatë do të shkonim në zgjedhje pa listë zgjedhore të pastruar. Argument për çfarëdo legjitimiteti të proceseve në 5-6 vitet e fundit ka qenë lista zgjedhore. Vetëm Kodi zgjedhor dhe ajo çfarë ai parashikon për ne është udhërrëfyes dhe ashtu do të sillemi si KSHZ”, deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Derkoski vlerëson se për pastrimin e listës zgjedhore nevojiten 25 deri 27 ditë. Përveç përsëritjes së procedurës për shqyrtim publik të listës, Derkoski thotë se duhet të sigurohet e drejta e votës edhe e personave që do të mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve. Në rast se kjo nuk ndodh dhe nuk u jepet e drejta e barabartë të gjitha pakëve në proces, Derkoski beson se procesi mund të kontestohet nga cilido.

“Shembull, tani nëse vazhdohet aty ku ka mbetur, gjë që nuk është e pamundur sepse duhet të pastrohet lista zgjedhore dhe të realizohen të gjitha ato aktivitete, kjo mund të kontestohet. Pastaj, sipas Kodit zgjedhor, varësisht datës së zgjedhjeve bëhet kalendar i ri në të cilin parashihet edhe paraqitja e grupeve të reja të qytetarëve që duan të marrin pjesë në zgjedhje, mund të mbledhin 1 mijë nënshkrime që dikush të kandidohet, ose ndërkohë nëse është regjistruar ndonjë parti e re do të këtë po ashtu të drejtën të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Partitë politike të cilët duan zgjedhje për një afat sa më të shkurtër, janë të padurueshme në këtë drejtim. Për kreun e LSDM-së Zaev, procesi i ndërprerë i organizimit të zgjedhjeve duhet të vazhdojë aty ku kishte mbetur.

“Me vetë ngrirjen e proceseve, listat e kandidatëve janë ngrirë, diaspora është përmbyllur, procedura të tjera janë mbyllur, një pjesë e përditësimit të listës zgjedhore është ndërprerë. Saktësisht, me afate të shkurtuara që i mundëson ligji, nevojiten 30 ditë. 20 ditë fushatë, 5 ditë të kenë qytetarët për shqyrtim publik të listës që ai të mund të plotësohet deri në ditën e zgjedhjeve”, pohoi Zoran Zaev.

Dekreti me të cilin Qeveria pezulloi procesin zgjedhor parashikon vazhdimin e aktiviteteve aty ku u lanë në gjysmë. Kjo nënkupton që KSHZ-ja nuk do të ketë më shumë se 21 ditë për të organizuar të gjithë procesin./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori