LAJMI I FUNDIT:

KSHZ: Intensivisht përgatitet fillimi i inspektimeve të listave në terren

KSHZ: Intensivisht përgatitet fillimi i inspektimeve të listave në terren

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se CD-ja me të dhënat e kryqëzuara u janë dhënë anëtarëve të këtij institucioni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Për sa i përket informacionit që u shfaq në disa medium, ku i referohet CD-së me të dhënat e kryqëzuara, KSHZ-ja ka raportuar se me kërkesë të anëtarëve të komisioneve, por vetëm në bazë të të drejtave për të marrë këto të dhëna dhe kryerja e përgjegjësive së tyre si anëtarë të KSHZ-së, të njëjtiv u janë lëshuar”, thuhet në deklaratë. Nga KSHZ informohet se në seancën e ardhshme do të diskutohet për mundësinë e të gjithë shënimeve jokonsistente të publikohen në faqen e internetit të KSHZ-së, për shkak të transparencës së procesit.


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se ka përgatitje intensive për fillimin e inspektimeve të listave në terren. /Telegrafi/