LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Hedhja e fajit ndaj njëri-tjetrit, po e dëmton imazhin e ‘koalicionit’ LVV-LDK

Kryeziu: Hedhja e fajit ndaj njëri-tjetrit, po e dëmton imazhin e ‘koalicionit’ LVV-LDK

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, konsideron se largimi i pozitës se presidentit nga tryeza e diskutimeve, do e relaksonte skenën politike dhe do i rikthente arsyen, respektin dhe vlerat pse qytetaret kane besuar në një koalicion të mundshëm LVV-LDK.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ‘nëse zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit nuk është opsion, atëherë përmes një konsensusi të gjerë politik, duhet të jetë prioritet i koalicionit qeverisës – konsensus ku do të përfshiheshin dhe partitë politike opozitare.’


“Jo vetëm numrat e duhur për president, por dhe zhvillimet tjera qe e presin qeverinë, do e bëjnë të pashmangshme nevojën për një konsensus të gjerë politik e shoqëror. E ndoshta bash atëherë, pas në viti e me shumë, pozita e presidentit do jetë pika kritike dhe nevoja e këtij konsensusi. Ndryshe, secila marrëveshje për pronësi partiake mbi pozitën e presidentit nga sot, s’do ja garantoje jetëgjatësinë kësaj qeverie, por do ta sjellë efektin e kundërt, shkurtimin e jetës së kësaj qeverie”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, hedhja e fajit njëri –tjetrit, janë duke e dëmtuar imazhin e një koalicioni LVV-LDK.

“Maksima ‘’për ta bërë veten të pafajshëm, duhet t’i shpallim të gjithë të tjerët fajtor’’ në këtë realitet të ri politik nuk vlen. Sepse tani s’ka fajtor tjetër, e shigjetat i keni kthyer ndaj njeri tjetrit. Prandaj, zvarritja e marrëveshjes dhe përplasjet publike, sa janë duke e dëmtuar imazhin e këtij koalicioni të mundshëm, me shumë janë duke e minuar besimin për funksionimin e mëtejshëm të këtij koalicioni. Si qytetar, më së paku për mua ka rendësi kush do jetë president. Së paku, sot, më kishte interesuar të diskutohet për parimet, vlerat qeverisëse, prioritet dhe planet se si do i adresoni të priturat e qytetarëve”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori