LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i pavarur, drejtorët e PDK-së

Kryetari i pavarur, drejtorët e PDK-së

Djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti ka fituar votat e qytetarëve të komunës së Skenderajt si kandidat i pavarur për kryetar.

Ai ka zgjedhur ekipin e tij me të cilin do të qeverisë në katër vjetët e ardhshëm me komunën e Skenderajt, duke emëruar zëvendës të tij Nuredin Lushtakun, të cilin gjatë fushatës zgjedhore e ka cilësuar “si shokun e babës”.

Ndonëse zyrtarisht emrat e drejtorëve të drejtorive ende nuk janë bërë publik, tashmë dihet se shumica e tyre apo 90 për qind e tyre janë përfaqësues të PDK-së.

Jashari dhe ekipi i tij janë përkujdesur që shumë prej asamblistëve të PDK-së t’i kthejë nga vetja dhe në këtë mënyrë ka bërë numrat që pa asnjë problem të marrë vendime në Kuvendin e Skenderajt.

Se ka përçarje të madhe në PDK-në e Skenderajt ka treguar mbledhja konstituive e Kuvendit kur është zgjedhur kryesuesi. Qëndrimi i Degës së PDK-së dhe propozimi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së ishte që postin e kryesuesit ta merrte edhe për një mandat tjetër Ismet Salihu, i cili ishte edhe bartës i listës së PDK-së në zgjedhjet e tetorit, por ndodhi ajo që ishte përfolur shumë kohë më përpara se grupi tjetër i këshilltarëve të PDK-së “ka kaluar në anën tjetër”, në anën e Nuredin Lushtakut dhe se kryesuese do të jetë Fatbardha Haliti.

Me votat edhe të asamblistëve të opozitës, Haliti mori udhëheqjen e Kuvendit për katër vjetët e ardhshme, ndërsa Ismet Salihu, i cili për tri mandate ka qenë kryesues, është dashur të pajtohet vetëm me ulëse në Kuvend.

Ngjarjet kanë treguar qartazi se në PDK-në e Skenderajt ka dy fraksione, njëri i Sami Lushtakut, i cili është kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj dhe tjetri i Nuredin Lushtakut, i cili pak para zgjedhjeve nacionale të qershorit bashkë edhe me Bekim Haxhiun dhe Rafet Ramën janë zgjedhur nënkryetarë të Degës së PDK-së./Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori