LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Parlamentit britanik refuzon votimin për Brexit

Kryetari i Parlamentit britanik refuzon votimin për Brexit

Kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow, refuzoi të kalojë sërish në votim marrëveshjen e Brexit mes Londrës dhe Bashkimit Europian, duke shpjeguar se mocioni ishte shqyrtuar ditën e shtunë.

“Mocioni nuk do të diskutohet më”, deklaroi ai, duke theksuar se do të ishte përsëritje e një votimi tjetër mbi këtë temë.

Mocioni u ndryshua të shtunën, duke detyruar qeverinë konservatore të Boris Johnson të kërkojë nga Bashkimi Europian një shtyrje të Brexit, të planifikuar për në 31 tetor.

Londra mori një marrëveshje divorci me Bashkimin Europian javën e kaluar, por dështoi në marrjen e mbështetjes nga Parlamenti britanik të shtunën.

Kryeministri Boris Johnson u detyrua të kërkojë një shtyrje të datës për daljen nga BE, një kërkesë që po shqyrtohet në Bruksel, përcjell atsh.

Më shumë se tre vjet pas referendumit të vitit 2016, kur 52% e britanikëve mbështetën kampin e “Leave”, opinioni dhe parlamentarët mbeten shumë të ndarë, madje edhe brenda partisë konservatore të Boris Johnson.

Qeveria thekson se ka një mazhorancë për të mbështetur marrëveshjen e saj, që zgjidh kushtet për divorc pas 46 viteve jetë të përbashkët, duke mundësuar një dalje të zbutur të shoqëruar nga një periudhë tranzicioni që do të zgjasë të paktën deri në fund të vitit 2020.

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori