LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Ohrit konsultohet me Edi Ramën

Kryetari i Ohrit konsultohet me Edi Ramën

Kryetari i Ohrit, Konstantin Georgievski u këshillua me kryeministrin shqiptar Edi Rama për ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit. Ai kërkoi këshilla nga kreu i qeverisë shqiptare i cili tashmë ka përvojë në trajtimin e këtij fenomeni, pasi Shqipëria po pastron ndërtimet pa leje përtej Liqenit.

Të dy zyrtarët diskutuan çështjen gjatë një takimi rajonal të Ballkanit Perëndimor, më 9 nëntor në Ohër, ku morën pjesë të gjithë liderët politikë nga Ballkani Perëndimor përveç Kosovës.


“E pyeta se si i ka rrënuar të gjitha, për të cilën Rama u përgjigj se nëse duam që veprimi të ishte i suksesshëm duhet të kishim policinë dhe shtetin pas saj. Ai më tha, ju vetëm nuk mund të merreni me problemin që është grumbulluar me vite”, thotë Georgievski.

Shqipëria më herët në mënyrë intensive e ka pastruar të gjithë bregun nga ndërtimet pa leje të kafeve, restoranteve dhe teracave, ndërsa më 6 qershor të këtij viti pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s./Telegrafi/