LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Muhaxheri dhe ministri Aliu bisedojnë për finalizimin e Projektit “Borea”

Kryetari Muhaxheri dhe ministri Aliu bisedojnë për finalizimin e Projektit “Borea”

Kryetari i Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, Fatmir Asllani dhe kryesuesi i Kuvendit Rexhep Kurtbogaj kanë pritur në takim pune Liburn Aliun – ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me të cilin kanë biseduar për Hartën Zonale të Komunës së Pejës, Projektin “Borea”, Planin Hapësinor dhe përcaktimin e zonave në Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna, si dhe infrastrukturën në Komunën e Pejës.

Sipas njoftimit nga Komuna, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri e ka njoftuar ministrin Aliu për të gjitha procedurat rregullta dhe ligjore në trajtimin e Projektit ‘Borea’, që kanë kaluar edhe në komisionin ndërministror me çka është bërë edhe vlerësimi i ndikimit ne mjedis dhe pas krejt kësaj pa ndonjë arsye është bërë pezullimi.


Sa i përket Parkut Nacional dhe Planit Hapësinor, kryetari Muhaxheri ka thënë se, është një proces i mbetur peng me një ligj të mangët, “prandaj Plani Hapësinor nuk është përfunduar ende, sepse aty duhet të kihet parasysh prona private dhe duhet te përcaktohet me Ligjin e ndërtimit qe kompetencat e hartimit te Planeve Rregulluese Urbane dhe dhënien e lejeve ndërtimore duhet t’i kalojnë Komunës, kurse me projektet infrastrukturore në zonën e parkut po kërkohet pëlqime mjedisore, mendoj pa të drejtë, sepse rrugët janë në interes të banorëve dhe ndikojnë në zhvillimin e turizmit”, transmeton Telegrafi.

Muhaxheri fajëson politikën dhe pret qeverinë e ardhshme për “Borean”
Lexo po ashtu Muhaxheri fajëson politikën dhe pret qeverinë e ardhshme për “Borean”

Muhaxheri kërkim nga ministri Aliu që mos të pengohet ndërtimi dhe rindërtimi i rrjetit të largpërçuesve dhe linjave të energjisë elektrike, që po kryhen në zonën e Rugovës, në një projekt të përbashkët të Komunës dhe KEDS-it.

Ministri Aliu e falënderoi kryetarin për pritjen dhe shprehu interesim ne trajtimin e këtyre temave qe i ngriti Kryetari Muhaxheri dhe brenda mundësive ligjore të kapërcehen këto pengesa.

Ai kërkoi që në këto procese të jetë pjesëmarrëse edhe Komuna e Pejës me përfaqësuesit e saj, sidomos në Planin Hapësinor të Parkut Nacional dhe në zonën e projektit ‘Borea”.

Kryesuesi i Kuvendit, Rexhep Kurtbogaj kërkoi që gjatë hartimit te Planit Hapësinor të respektohet vullneti i banorëve dhe prona private të përfshihet në zonën e tretë të zhvillimit dhe të ndërtimit, me çka, sipas tij, krijohet mundësia e zhvillimit te turizmit dhe blegtorisë si dy shtylla të zhvillimit të Rugovës.

Pas një periudhe të gjatë, në shtator të vitit 2018 kishte nisur puna për ndërtimin e Kompleksit rekreativo-sportiv “Borea” në Pejë.

Punimet në këtë qendër, që është vetëm 900 metra larg qytetit të Pejës, ku  parashihej të punësoheshin rreth 500 persona, u ndërprenë për arsye të pezullimit të lejes së ndërtimit nga Ministria e Ambientit gjatë Qeverisë Haradinaj.

Arsyet se pse ky projekt ka ngecur për kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, fajtor është politika. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori