LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi për vizitë në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi për vizitë në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni ku do të realizojë takim me homologun e tij Talat Xhaferi.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, Brajoviq të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë ku më pas do të realizojë takim edhe me Liljana Kuzmanovskën dhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Malit të Zi.


Pritet që përveç takimit me Xhaferin, Brajoviq të realizojë takime edhe me përfaqësues tjerë politik në vend./Telegrafi/