Kryetari i organizatës “Fëmijët në nevojë” në Britani përplas një çikliste me veturë, kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Kryetari i organizatës “Fëmijët ne nevojë” u kap nga kamerat e sigurisë në Britani të Madhe, duke përplasur një çikliste nga biçikleta e saj dhe duke e hedhur në rrugë.
Terry Duddy, 69 vjeç, u shpall kryetar i organizatës “Fëmijët në nevojë” të BBC-së vetëm 11 ditë më parë, por që atëherë ka dhënë dorëheqjen pas dënimit të tij për drejtim mjeti, transmeton Telegrafi.
Pamjet e kamerave të sigurisë të përplasjes në qershor, të ndara nga policia e Luginës së Thames, tregojnë BMW-në e zezë të Duddy-t duke u kthyer djathtas, duke i dalë përpara një çikliste, që besohet të jetë rreth të 50-ve.
SUV-i më pas përplaset me çiklisten, duke e hedhur atë në ajër përpara se të bjerë përsëri në betonin e fortë. Çiklistë të tjerë, të cilët po e ndiqnin pak pas gruas, nxituan ta ndihmonin ndërsa ajo ishte shtrirë në tokë.
Ish-shefit të organizatës iu dha një dënim me kusht prej 18 muajsh të enjten e kaluar. Ai gjithashtu u urdhërua të kryente 200 orë punë të papaguar.
69-vjeçari rrëfeu për BBC-në në lidhje me incidentin të martën, dhe u tha atyre se do të duhej të jepte dorëheqjen nga roli i tij si kryetar për shkak të pasojave. /Telegrafi/

















































