LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Nuk është e vërtetë se dje asgjë nuk ndodhi

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Nuk është e vërtetë se dje asgjë nuk ndodhi

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në ClickPlus ka folur për zhvillimet e fundit në këtë gjykatë, respektivisht për seancën e djeshme ku duhej të shqyrtohej Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Kostadinovski tha se nuk është e vërtetë se dje nuk ndodhi asgjë në Gjykatë. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, ai tha se “nuk pajtohet me deklaratën se dje asgjë nuk ka ndodhur”.

“Nuk është e vërtetë se dje asgjë nuk ka ndodhur. Dje është sjell vendimi që nënkupton vazhdim të procedurës. Ne e vazhdojmë procedurën, ajo ka filluar dhe do të përfundojë”, tha Kostadinovski.


Deklaratën e kryeministrit e cilëson si të pashembullt.

“E pashembullt është deklarata e kryeministrit për atë se kush i ka zgjedhur gjykatësit, se ajo mund të ndikonte që gjithashtu është e pashembullt. Gjykatësit i zgjedh Kuvendi, një tjetër përbërje e tretë, por kjo nuk do të thotë se mund të ndikohet nga gjykatësve. Ata kanë integritet, dinjitet dhe askush nuk mund të ndikojë ndaj tyre”, tha Kostadinovski.

Ai foli edhe për letrën e intelektualëve shqiptarë që mori para se të diskutohet për Ligjin për gjuhën shqipe.

“Për mua personalisht është zhgënjyese, një letër nga 250 intelektualë shqiptarë, dhe për termet e dobishme intelektualët nuk bashkëpunojnë. Për të shprehur dyshime për vendimet, nuk i takon një intelektuali. Detyra është të formohen vlera kushtetuese, kulturë juridike, dhe të mos shprehin dyshime për punën e institucioneve”, deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori