LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i fondit të 3 përqindëshit në Zvicër: Fondi realizoi 300 milionë marka, jo 1 miliard e 200 mijë sa thotë Xhavit Haliti (Video)

Kryetari i fondit të 3 përqindëshit në Zvicër: Fondi realizoi 300 milionë marka, jo 1 miliard e 200 mijë sa thotë Xhavit Haliti (Video)

Kryetari i fondit 3 përqindëshit në Zvicër, Gani Hoxha ka dhënë detaje se si ka funksionuar ky fond gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Hoxha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se fondi i 3% ka qenë baza financiare e rezistencës në Kosovë në të gjitha aspektet.


“Ky fond ka arritur të financojë nevojat në mënyrë modeste. Janë realizuar rreth 300 milion marka në të gjithë diasporën e jo, siç thotë Xhavit Haliti, 1 miliard e 200 mijë”, tha Hoxha, përcjell Telegrafi.

Hoxha ka thënë se deri në vitin 2005 kur është shitur “Dardania Bank”, fondi është menaxhuar nga UFORK-u në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Pas shitjes së “Dardania Bankës” në vlerë prej 5 milionë eurosh, Kuvendi i UFORK-ut nuk ka funksionuar më pa fajin e kryetarëve të fondeve. Pra, ata që kanë pasur kompetencat [Drejtoria e Dardania Bankës] dhe Bordi i Bankës, ka ndërprerë raportet me kryetarin e Kuvendit të UFORK-ut që jam unë Gani Hoxha”.

Kryetari i fondit 3% në Zvicër, ka thënë se deri në vitin 2005 të gjitha veprimtaritë e fondit kanë qenë të ligjshme dhe janë përdorë për nevoja të ndjeshme.

“Janë përdorë për të ndihmuar fëmijët jetimë, për ndërtimin e ujësjellësve dhe ndërtime tjera. Ne kemi evidencën dhe çdo gjë është aprovuar”, tha Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori