eksperti-banner

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka pasur vizita të shumta në këto ditë, pasi ka qenë në Vushtrri, Mitrovicë, Skenderajn, Lipjan, Ferizajn dhe Gjilanin.

Ai ka mbajtur takime me drejtuesit e rajoneve, por edhe klubeve.


Në çdo vend ku ka shkuar, Ademi ka takuar edhe lojtarët e huajë, që ende janë në Kosovë dhe kanë vendosur që të mos largohen dhe ta luftojmë pandeminë e coronavitusit këtu.

auto 90548097 1091458547862355 7107334563143090176 n1584639841

Kreu i FFK-së sot ka vizituar futbollistin e Ferizajt, Nermin Hajdareviq nga Tuzlla e Bosnjës e Hercegovinës, me ç'rast u interesua për gjendjen e tij në këtë situatë të vështirë që i ka kapluar po thuajse të gjitha shtetet në botë, duke i dhënë mbështetje për çfarëdo që ka nevojë.

90435246 2661946393934069 965572793477365760 n

Ademi sot ka vizituar edhe futbollistët e huaj dhe trajnerin italian të përgatitjes fizike të SC “Gjilani”, Corrado Saccone.

90428891 2662166090578766 6450411506969346048 o

Po ashtu, presidenti Ademi gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë edhe në KF “Dardana”, ku është pritur nga drejtuesit e këtij klubi dhe ka bashkëbiseduar edhe me lojtarët e huaj.

90296305 2662166290578746 5755780909974421504 o

Ademit kohë më parë Gjykata e Apelit ia vërtetoj dënimin me burg për një rast që nuk ka të bëjë me futbollin. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka vlerësuar më 10 mars vendimin e Gjykatës si të padrejtë. Organi kryesor ekzekutiv i Federatës i ka ofruar përkrahje unanime Ademit, që ka bërë të ditur se do të ankohet në shkallën e fundit – Gjykatën Supreme.

Një pjesë e klubeve të Superligës janë kundër qëndrimit të Ademit në krye të FFK-së.

/Telegrafi/

telegrafi sport app