LAJMI I FUNDIT:

Komisionerja e BE-së inkurajon ARKEP-in që zbatoj rregullativën evropiane për kodin e ri telefonik

Komisionerja e BE-së inkurajon ARKEP-in që zbatoj rregullativën evropiane për kodin e ri telefonik

Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, priti në një takim pune Komisioneren e Bashkimit Evropian për Shoqëri dhe Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel.
Në takimin i cili u mbajt në margjina të konferencës Digitalks e cila po mbahet në Prishtinë, Gabriel konfirmoi mbështetjen e saj në funksion të arritjes së Marrëveshjes regjionale të roamingut ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisionerja e BE-së, Gabriel po ashtu inkurajoi rregullatorin kosovar të komunikimeve elektronike për të vazhduar me zbatimin e rregullativës evropiane në tregun e komunikimeve elektronike të Kosovës, me theks të veçantë në kodin e ri evropian për komunikimeve elektronike.


Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi pasi falënderoi Komisioneren e BE-së, Mariya Gabriel për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, e njoftoi atë me hapat e bërë nga ARKEP në drejtim të zbatimit të kodit telefonik shtetëror, si dhe me përgatitjet që po bëhen për arritjen e Marrëveshjes regjionale të romamingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gashi kërkoi mbështetjen e komisoneres Gabriel për forcimin e mëtutjeshëm të identitetit digjital të Kosovës në fushën e komunikimeve elektronike. /Telegrafi/