LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e gjykatave themelore kërkojnë rritjen e numrit të gjyqtarëve

Kryetarët e gjykatave themelore kërkojnë rritjen e numrit të gjyqtarëve

Gjatë takimit të njëqind e shtatëdhjetë e tetë të KGJK-së, janë shqyrtuar raportet vjetore të punës për vitin 2016 të katër gjykatave themelore, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Gjykatës Themelore në Pejë.

“Përpara anëtarëve të Këshillit, këto raporte i kanë shfletuar kryetarët e këtyre gjykatave të cilët diskutuan për sfidat dhe kërkesat që kanë këto gjykata, por pa harruar edhe të arriturat.

Në këtë raporte të paraqitura nga kryetarët e gjykatave ishin përfshira të dhënat për numrin e lëndëve në punë, numrin e lëndëve të pranuara, të kryera dhe të mbetura.

Nga paraqitja e këtyre raporteve, u pa se gjatë vitit 2016 ka pasur rezultate të mira të punës dhe rritje të efikasitetit të punës në të gjitha këto gjykata”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftim theksohet se kryetarët e gjykatave themelore përpara anëtarëve të Këshillit shtruan kërkesat e tyre duke filluar nga rritja e numrit të gjyqtarëve nëpër gjykata, rritja e numrit të bashkëpunëtorëve profesional e deri te rritja e buxhetit. Arsyeja e kërkesës ishte grumbullimi i numrit të madh të lëndëve në sirtarët e gjykatave.

“Ajo çka i dallon gjykatat themelore është Gjykata Themelore në Prishtinë e cila u cilësua si Gjykatë me nevoja imediate për rritjen e gjyqtareve duke pasur parasysh territorin që e mbulon dhe numrin më të madh të departamenteve krahasuar me gjykatat të tjera. Gjithashtu, kryetarët diskutuan edhe për degët që i mbulojnë, ku si degë me gjendje kaotike u theksua, dega e Drenasit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sfidë për kryetaren e kësaj gjykate mbetet, zvogëlimi i numrit të lëndëve dhe kërkesa për mos lejimin e vjetërsimit të lëndëve. Gjithashtu, edhe delegimi i kompetencave të caktuara nga Sekretariati i KGjK-së në gjykata u cilësua si sfidë për gjykatat themelore”, thuhet më tej në njoftim.

Kryetarët u shprehën të kënaqur me punën në gjykata në raport me numrin e gjyqtarëve, por mbetet akoma punë për tu bërë në gjykatat tona me qëllim që të ngritjes edhe më të madhe efikasitetit të punës.

“Kryesuesi i KGJK, Nehat Idrizi, kërkoj nga kryetarët e gjykatave të jenë më të vëmendshëm në lëndët e korrupsionit (shenjëstruara), pasi që me atë lëndë lidhet edhe liberalizimi i vizave.

Raportet e të gjitha gjykatave u miratuan njëzëri nga anëtarët e Këshillit.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, Këshilli ka caktuar zëvendës kryetar të Gjykatës së Apelit Hashim Qollakun, i cili aktualisht është gjyqtarë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal.

Dhe në fund, Këshilli autorizoi kryesuesin Nehat Idrizi të nënshkruaj Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës”, u tha gjatë takimi të KGJK-së.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori