LAJMI I FUNDIT:

Kryesindikalisti i arsimit në Shqipëri në konferencë me Jasharajn, thotë se qytetarët u ndihmuan më shumë në Kosovë se atje

Kryesindikalisti i arsimit në Shqipëri në konferencë me Jasharajn, thotë se qytetarët u ndihmuan më shumë në Kosovë se atje

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASH), Nevrus Kaptelli, ka lavdëruar Qeverinë e Kosovës duke thënë se ka ndihmuar qytetarët e saj gjatë pandemisë, por edhe tani në kohën e krizës ekonomike e energjetike.

Në një konferencë për media bashkë me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, Kaptelli ka thënë se “ajo që kemi përfituar ne në Shqipëri ka qenë disa herë më e vogël se ajo që ka dhënë Qeveria juaj”.


“Sindikata e Pavarur e Arsimit në Shqipëri që unë përfaqësoj vlerëson ndihmën që Qeveria e Kosovës ka dhënë për qytetarët e saj gjatë pandemisë dhe krizës me fillimin e luftës në Ukrainë. Ajo që kemi përfituar ne në Shqipëri ka qenë disa herë më e vogël se ajo që ka dhënë Qeveria juaj”, është shprehur ai para mediave, raporton Telegrafi.

Jasharaj: Greva do të vazhdojë, kemi marrë mbështetje edhe nga Unioni i Sindikatave të Evropës
Lexo po ashtu Jasharaj: Greva do të vazhdojë, kemi marrë mbështetje edhe nga Unioni i Sindikatave të Evropës

Megjithatë, ka deklaruar se në Kosovë ka ardhur për ta mbështetur SBASHK-un për grevën në arsim e cila ka filluar ditë më parë, pasi sipas tij, kërkesat e sindikatës janë të drejta.

“Por, sot jam këtu për të mbështetur vëllezërit tanë të SBASHK-ut në grevën që kanë nisur për të realizuar ato kërkesa që ne i vlerësojmë të drejta”.

Me këtë rast, Kaptelli iu ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të ulën në tavolinën e bisedimeve me sindikatat dhe të bëjnë zgjidhje për kërkesat e këtyre të fundit.

Pagat e mësimdhënësve në rajon, krahasuar me Kosovën [Infografikë]
Lexo po ashtu Pagat e mësimdhënësve në rajon, krahasuar me Kosovën [Infografikë]

“Ju bëj thirrje ministres së Arsimit dhe kryeministrit që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të flasin për kërkesat e SBASHK-ut, sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër. Një qeveri e përgjegjshme duhet që së pari të vlerësojë sindikatat e mësuesve. Të gjithë ne jemi produkt i mendjes dhe punës së mësuesve. Nëse Qeveria do që Kosova të zhvillohet duhet të vlerësojë maksimalisht arsimin, pra më shumë buxhet për arsimin dhe paga më të lartë për mësimdhënësit”.

Mes tjerash, ai ka folur edhe për pagat e mësimdhënësve në Shqipëri, të cilat ka thënë se nuk dallojnë shumë nga ato të mësimdhënësve në Kosovë.

“Pagat pothuajse janë të përafërta, pa llogaritur këto shtesat të cilat i ka premtuar Qeveria Kurti, pra shtesat prej 50 eurove. Mësimdhënësit paguhen sipas përvojës së punës, pra diku deri në 500 euro paguhen. Por, shqetësimi është i përbashkët – buxheti i ulët në arsim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori