LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial u ofrojnë përkrahje Prokurorive Themelore në Pejë dhe në Gjakovë

Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial u ofrojnë përkrahje Prokurorive Themelore në Pejë dhe në Gjakovë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Pejës dhe atë të Gjakovës.

Sipas njoftimit për media të dy krerët e lartë të sistemit prokurorial janë njoftuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, për punën, të arriturat dhe sfidat e këtyre prokurorive në hetimin dhe ndjekjen e veprave të ndryshme penale.

Në njoftim thuhet se, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar angazhim dhe efikasitet të mëtejshëm në trajtimin dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, me theks të veçantë luftimin e korrupsionit, si dhe në kuadër të ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepra penale të ketë rezultate më të mëdha në sekuestrim dhe ngrirjen e pasurisë.

Sipas njoftimit, Lumezi, ka potencuar nevojën e avancimit të profesionalizmit, llogaridhënies dhe efikasitetit të prokurorëve në trajtimin e rasteve të ndryshme penale.

Ndërsa sipas njoftimit për media, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka thënë se Këshilli Prokurorial është i fokusuar në ofrimin e mbështetjes dhe fuqizimit të integritetit të sistemit prokurorial, me qëllim siç ka thënë Hyseni të arritjes së objektivave të përcaktuara, si dhe do të vlerësojë punën dhe të arriturat e secilit prokuror, por njëkohësisht do të kërkojë edhe efikasitet dhe profesionalizëm.

Sipas komunikatës, Lumezi dhe Hyseni, kanë ofruar bashkëpunim dhe përkrahje për kryeprokurorët, prokurorët dhe stafin mbështetës të prokurorive përkatëse për kryerjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, si dhe do të angazhohen për plotësimin e nevojave me prokurorë të rinj, bashkëpunëtorë profesionalë dhe zyrtarë ligjorë në këto dy prokurori./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori