LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Lumezi flet për të riatdhesuarit nga Siria: Kemi nisur hetimet ndaj katër të arrestuarve

Kryeprokurori Lumezi flet për të riatdhesuarit nga Siria: Kemi nisur hetimet ndaj katër të arrestuarve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se katër shtetas të Kosovës të cilët dyshohen për pjesëmarrje në luftëra të huaja janë ndalur nga Policia e Kosovës.

Lumezi në një konferencë për media ka thënë se për katër personat, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar hetime ndaj tyre edhe në vitet e kaluara.


“Kemi filluar procedurën penale ndaj personave të riatdhesuar në Kosovë. Për katër persona Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar edhe në vitet e kaluara hetimet ndaj tyre. Pas ndërmarrjes së veprimeve të mjaftueshme dhe sigurimit të provave dhe dyshimit të arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale ‘pjesëmarrja në grupe të organizuara për kryerjen e veprave penale terroriste dhe pjesëmarrja në luftëra, reformacionet jashtë territorit të Republikës së Kosovës’, për të cilat ndëshkueshmëria e veprave penale është nga 3 deri në 15 vjet, kemi filluar hetimet dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të caktuara hetimore e kemi pezulluar procedurën penale, duke pasur parasysh se personat që kanë qenë të përfshirë në aktvendimin për zhvillimin e hetimeve nuk kanë qenë të arritshëm për autoritet ndjekëse të Republikës së Kosovës”, ka thënë Lumezi.

Sipas tij, pas marrjes së informacioneve nga Policia e Kosovës, kanë marr vendimin për ndalimin e katër shtetasve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë marr pjesë si luftëtarë në Siri.

Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria
Lexo po ashtu Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria

“Tani ata janë nën masën e ndalimit dhe shumë shpejt pritet që brenda afateve ligjore që prokurori kompetentë i Prokurorisë Speciale të Kosovës, të ndërmerr masat ligjore për figurimin e prezencës së të pandehurve në procedurën penale”, theksoi ai.

Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria
Lexo po ashtu Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria

Kryeprokurori Lumezi po ashtu tregoi se ndaj 119 personave kanë ngritur akte akuzuese, ndërsa 156 persona janë duke i hetuar.

“119 persona kemi ngritur akte akuzuese, ndërsa për 156 persona tjerë jemi në fazën e hetimeve. Pas marrjes se informacioneve për emrat e personave të cilët janë riatdhesuar për të cilët kemi nxjerr aktvendim për zhvillimin  e hetimeve sigurisht që edhe ata do t’i procedojmë në procedurë penale”, u shpreh kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ndërsa, prokurori Sylë Hoxha, ka thënë se ka pasur urdhërarrest në fuqi ndaj katër personave të dyshuar.

“Ndaj këtyre katër personave ka qenë në fuqi urdhër arresti, dhe në momentin që ndalohen nga policia sillen në Prokurori”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/

Ambasada amerikane në Kosovë: SHBA-të përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria
Lexo po ashtu Ambasada amerikane në Kosovë: SHBA-të përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori