LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Kosovë: SHBA-të përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria

Ambasada amerikane në Kosovë: SHBA-të përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë përgëzuar Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria, katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Kështu thuhet në një komunikatë për media nga ambasada e SHBA-së, në Kosovë.

Sipas komunikatës, me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njëjtës rrugë.

Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria
Lexo po ashtu Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria

“SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë. Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njëjtës rrugë. I duartrokasim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve. SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-së, në Kosovë.

Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria
Lexo po ashtu Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria

Ndryshe, institucionet e vendit në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë arritur të kryejnë operacionin e filluar nga muaji tetor i vitit të kaluar për të kthyer nga vatrat e luftës në Siri, 110 qytetarë të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Ramadani: Për të kthyerit nga Siria do të kujdesemi për trajtimin e shëndetit të tyre
Lexo po ashtu Ramadani: Për të kthyerit nga Siria do të kujdesemi për trajtimin e shëndetit të tyre

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori