LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentari Konjufca dhe ambasadorja kroate flasin për forcimin e miqësisë midis Kosovës dhe Kroacisë

Kryeparlamentari Konjufca dhe ambasadorja kroate flasin për forcimin e miqësisë midis Kosovës dhe Kroacisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Danijela Barishiq, me të cilën bisedoi për zhvillimet në vend e rajon, bashkëpunimin midis dy shteteve mike dhe mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të tij.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet politike e diplomatike midis Kosovës dhe Kroacisë, duke konsideruar se ka ende hapësira për rritjen dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme, të cilat duhet të shfrytëzohen në të ardhmen.


Kreu i Kuvendit e konsideroi të rëndësishme përvojën parlamentare kroate dhe sidomos atë të integrimit evropian, të cilat, siç tha ai, mund t’i shërbejnë Kosovës si model në procesin e integrimit euro-atlantik dhe forcimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare.

Konjufca theksoi nevojën që Kroacia të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës në institucioneve ndërkombëtare, në të cilat vendi ynë aspiron të anëtarësohet.

Ambasadorja kroate shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për t’i ofruar Kosovës përvojën në rrugën e integrimit, duke garantuar gjithashtu mbështetjen e Zagrebit zyrtar për Prishtinën në të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë.

Ajo e informoi kryetarin Konjufca për përparësitë e presidencës së Këshillit të BE-së nga Kroacia.

“Nën moton ‘Një Evropë e fortë në një botë sfiduese’, Kroacia do të trajtojë katër përparësi: një Evropë në zhvillim, një Evropë që lidh, një Evropë që mbron dhe një Evropë me ndikim”, tha Barishiq.

Diplomatja kroate theksoi se Kroacia do të organizojë një samit të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb në maj të këtij viti dhe shprehu besimin se samiti do të ishte një shtysë për vazhdimin e procesit të zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori