LAJMI I FUNDIT:

KRYENGRITJA

KRYENGRITJA

Nga: Bruce Springsteen
Përktheu: Fadil Bajraj

S’mund të shoh asgjë përpara vetes
S’mund të shoh asgjë që më vjen mbrapa
Po i hap shtigje vetes nëpër këtë errësirë
S’mund të ndiej gjë pos këtyre prangave që më
mbajnë lidhur
Nuk e di se sa larg kam shkuar
Sa larg kam shkuar, sa lart jam ngjitur
Në shpinë kam një gur 60 paundësh
Në shpatulla një gjysmë milje të kaluar


Çohuni në kryengritje
Çohuni, shtrima dorën
Çohuni në kryengritje
Çohuni në kryengritje sonte

Dola nga shtëpia këtij mëngjesi
Kumbimet e kambanave e kanë mbushur ajrin
Po e bart kryqin e thirrjes sime
Në rrotë të zjarrit po rrokullisem tëposhtë

Çohuni në kryengritje
Çohuni, shtrima dorën
Çohuni në kryengritje
Çohuni në kryengritje sonte

Një shpirt është sipër dhe mbas meje
Fytyrat janë nxirë, sytë po digjen shndritshëm
Vallë, a do të më zërë gjaku i tyre
Zot, derisa po rri para dritës sate përvëluese

Po të shoh Mary në kopsht
Në kopshtin e një mijë ofsharjeve
Ja ku janë fotografitë e fëmijëve tanë
Duke vallëzuar në qiellin e mbushur me dritë
Vallë, a do t’i ndiej duart tua përreth meje
Vallë, a do ta ndiej gjakun tënd të përzier me timin
Përpara po më del ëndrra e jetës
Si mace deti duke vallëzuar në skaj të rrugës sime

Qiell zezone e pikëllimi (ëndërr jete)
Qiell dashurie, qiell lotësh (ëndërr jete)
Qiell lavdie e trishtimi (ëndërr jete)
Qiell mëshire, qiell frike (ëndërr jete)
Qiell kujtese e hijeje (ëndërr jete)
Era jote shkrumbuese po m’i mbush duart sonte
Qiell malli e qiell boshllëku (ëndërr jete)
Qiell plotënie, qiell i jetës së bekuar

Çohuni në kryengritje
Çohuni, shtrima dorën
Çohuni në kryengritje
Çohuni në kryengritje sonte