LAJMI I FUNDIT:

Kryeminsitri Haradinaj kërkon që të rritet paga minimale në Kosovë

Kryeminsitri Haradinaj kërkon që të rritet paga minimale në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja e pagës minimale në vend është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ka kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend.


“Rritja e pagës minimale në vend është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë. Sot, kam kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend. Unë si Kryeministër dhe Qeveria e vendit, përkrahim fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011. Andaj, është shumë me rëndësi që edhe kjo pjesë e shoqërisë të përfitoj nga rritja ekonomike e vendit që ka ndodhur nga ky vit dhe ashtu siç kemi vendos rregull edhe në sektorin publik, përmes miratimit të Ligjit për Pagat. Në këtë rrugëtim, do të merren në konsideratë dhe në shqyrtim të gjitha palët e nevojshme, në mënyrë që ky proces të finalizohet sa më parë”, ka shkruar ai./Telegrafi/