LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja finlandeze zotohet t’i kthejë paratë e keqpërdorura për shujtat e mëngjesit

Kryeministrja finlandeze zotohet t’i kthejë paratë e keqpërdorura për shujtat e mëngjesit

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është zotuar të ripaguajë shpenzimet e shujtës së mëngjesit në një përpjekje për të përmbajtur pasojat nga zbulimet në lidhje me mëngjeset e subvencionuara të familjes së saj.

Kryeministrja 35-vjeçare sqaroi se nuk do të kërkonte më shpenzime të tilla pasi u zotua gjatë fundjavës të paguante mbi 14,000 euro (12,46,613 INR) që ajo kishte marrë si kompensim për mëngjeset dhe vaktet e ftohta.


Nën hetime Sanna Marin, kryeministrja finlandeze shpenzoi 500 euro më shumë për një muaj në shujtën e mëngjesit
Lexo po ashtu Nën hetime Sanna Marin, kryeministrja finlandeze shpenzoi 500 euro më shumë për një muaj në shujtën e mëngjesit

Ajo përmes rrjeteve sociale ka pohuar se “meqenëse ka pyetje të hapura në lidhje me shtesën e vaktit, unë do t’i paguaj vetë shpenzimet”, raporton republicworld.

Më vonë në një intervistë me transmetuesin MTV3, ajo shtoi, “Unë nuk kam ndërmend të përdor kompensimin e vaktit në të ardhmen, edhe nëse vendoset të jetë në përputhje me rregulloret”.

Ndryshe, Marin u përball me reagime të ashpra pasi kishte shpenzuar 850 euro për një muaj në ushqimin e mëngjesit, gati tre herë më shumë se sa duhet, gjegjësisht ajo ka të drejtë të shpenzojë 300 euro në muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori