LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja finlandeze: Evropa do të ishte në telashe pa SHBA-në

Kryeministrja finlandeze: Evropa do të ishte në telashe pa SHBA-në

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka thënë se Evropa nuk është “mjaft e fortë” për t’i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës më vete dhe iu është dashur të mbështetet në ndihmën e SHBA-së.

Gjatë një vizite në Australi, Marin tha se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet, transmeton Telegrafi.

“Duhet të jem shumë e sinqertë me ju, Evropa nuk është mjaft e fortë tani”, tha ajo. “Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”.


SHBA-ja është deri më tani ofruesja më e madhja e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Që nga fillimi i luftës në shkurt, SHBA-ja i ka dhënë 18.6 miliardë dollarë në mbështetje, tha një konferencë kërkimore muajin e kaluar nga House of Commons të Mbretërisë së Bashkuar.

Donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, thotë Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. Por kontributet e tyre duken të pakta në krahasim me ato të SHBA-së.

Dhe me stoqet ushtarake të vendeve evropiane duke u varfëruar ndërsa furnizojnë Ukrainën, Marin tha se duhet bërë më shumë për të forcuar mbrojtjen evropiane.

“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë armë, shumë ndihma financiare, shumë ndihma humanitare për Ukrainën dhe Evropa nuk është ende mjaft e fortë”, tha ajo duke folur në Institutin Lowy në Sydney.

“Evropa po i ndërton ato aftësi kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, industrinë evropiane të mbrojtjes dhe duke u siguruar që ne mund të përballemi në lloje të ndryshme situatash”, u shpreh ajo.

Ndërsa ishte në detyrë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump kritikoi rregullisht vendet evropiane në NATO se nuk shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori