LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Zelandës së Re planifikon lehtësimin e masave nga COVID-19

Kryeministrja e Zelandës së Re planifikon lehtësimin e masave nga COVID-19

Sallonet e bukurisë, baret dhe sporti mund të kthehen në rendin e ditës për Zelandën e Re që nga java e ardhshme, pasi kryeministrja Jacinda Ardern, tha që vendi është në “gjysmë të rrugës së majës së Everest”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zelanda e Re ka qenë nën kufizime të rrepta të bllokimit për më shumë se pesë javë, por numri i ulët i rasteve këtë javë – zero për dy ditë rresht – do të thotë që shpejti vendi do të largojë kufizimet.


Ardern dhe kabineti i saj do të marrin një vendim për uljen e nivelit të alarmit nga tre në dy të hënën, ndërsa nga dita e mërkurë, jeta mund të fillojë më normale dhe argëtuese.

Relaksimi i kufizimeve, i cili do të lejonte tubime deri në 100 njerëz, brenda dhe jashtë është mirëpritur nga i gjithë vendi.

Hapësirat publike si shesh lojërash dhe biblioteka do të rihapen, baret dhe restorantet do të jenë në gjendje të pranojnë klientë, udhëtimet dhe sporti priten të rifillojnë përfshirë dhe ligat profesioanle, por nuk do të ketë turma në stadium tani për tani. Shumica e punëtorëve do të kthehen në zyrë, megjithëse Ardern u kërkoi kujtdo që mund të qëndrojë në shtëpi, sipas dëshirës./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori