Një familje nga Kolumbia ka kapur momentin kur një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi dhe shkatërroi shtëpinë e tyre.

Pas disa sekondash të tërmetit, pamjet tregojnë se si shtëpitë në zonë shemben gjithashtu, ndërsa një nga anëtarët e familjes shikon i pafuqishëm.




Familjet shikojnë të pafuqishëm momentin e tmerrshëm të shembjes së shtëpive të tyre.

Numri i të vdekurve nga tërmeti më i fortë në vite nuk nuk është ende përfundimtar, pasi kërkimet për të mbijetuarit janë ende duke vazhduar.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 ballë goditi në një thellësi prej 107 kilometrash.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar ndarjen e 15.5 milionë dollarëve ndihmë për Kolumbinë, të destinuara për sigurimin e akomodimit, ushqimit, mbrojtjes dhe vlerësimit të dëmeve.