LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Norvegjisë e uron Hotin për detyrën e re

Kryeministrja e Norvegjisë e uron Hotin për detyrën e re

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar telegram urimi nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës në krye të ekzekutivit.

Me këtë rast, kryeministrja Solberg ka theksuar se integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelësi për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. “Norvegjia do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për proceset e nevojshme të reformave”, thuhet në letrën e urimit.

Në letrën e kryeministres Solberg thuhet:

I nderuar Z. Hoti

Do të dëshiroja sinqerisht t’ju uroj për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

I vlerësoj shumë marrëdhëniet tona bilaterale që funksionojnë mirë dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve tona në shumë fusha.

Jam e sigurt se do t’i forcojmë marrëdhëniet tona edhe më tej gjatë mandatit tuaj si Kryeministër.

Integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelësi për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Norvegjia do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për proceset e nevojshme të reformave.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim. Unë mund t’ju siguroj se Norvegjia do të ndjekë zhvillimet nga afër dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë në këtë proces.

Mezi pres që të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë në fushat me interes të përbashkët.

Ju uroj çdo sukses në pozitë tuaj të re dhe me detyrat e rëndësishme përpara jush./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori