Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj pretendimeve të kryeministrit aktual, Albin Kurti, i cili tha se “Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj tha se kompetencat e parapara për ‘Asociacionin’ sipas të dy marrëveshjeve shkelnin parimet e Kushtetutës, karakterin multietnik të shtetit dhe cenonin rëndë rendin juridik”.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti do duhej ta dijë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve. “Prandaj dhe nuk e ka cilësuar se ajo shkel parimet e Kushtetutës. E vërteta është kjo”.
“Gjykata, me kërkesë të Presidentes Jahjaga, ka trajtuar vetëm dokumentin për parimet të vitit 2015. Në Aktgjykim në Rastin nr. K0130/15, Prishtinë, 23 dhjetor 2015 Nr. ref.:AGJ877/15) thuhet si vijon:. Pika II: TË KONSTATOJË që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës. Pra, askund nuk figuron se kjo marrëveshje shkel kushtetutën, por thuhet se Asociacioni do të themelohet sipas kësaj marrëveshje”, ka shkuar Mustafa.
Më tej ai ka thënë se “Në pikën III. KONSTATOHET që Parimet, siç; janë elaboruar në “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosove -Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës. Askund nuk konstatohet se është shkelur Kushtetuta, por se këto parime “nuk janë tërësisht” ( pra jo tërësisht) në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës”.
“Në përfundimet e aktgjykimit, pika 6, fq. 38 thuhet: “Gjykata vëren se akti juridik dhe Statuti , si dhe amendamentet e tij, do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese”. Nëse dokumenti i vitit 2015 do të ishte shkelje e Kushtetutës, atëherë si do të nxirrej obligimi nga ky dokument (pika 2 dhe 21 e tij) për trajtimin nga gjykata Kushtetuese të Statutit dhe të ndryshimeve në Statut. Apo z. Kurti ka interes që këtë ta shpallë antikushtetuese për ti ikur trajtimit të statutit në Gjykatën Kushtetuese”.
Sidoqoftë, ka thënë Mustafa, “shkelja e Kushtetutës është sajesë dhe gënjeshtër e z. Kurti”.
Ai më tej thotë “Kurti shkruan se ‘Vitin e kaluar kemi arritur një Marrëveshje të Re Bazike e cila, në njërën anë, sjell njohjen reciproke de facto dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në anën tjetër, përmes nenit 7, adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese ndaj Asociacionit”. E ka gabim! Në fakt kjo Marrëveshje e Re Bazike heq dorë nga njohja reciproke (njohja de jure), thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bënë të paparagjykuar për palët?!. Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut). Kishës Ortodokse serbe i garanton zyrtarizmin e statusit të saj, që s’është as më pak dhe as më shumë sesa eksterritorialitet, ose shtet në shtet’”.
“Nuk kam dëgjuar ta ketë kërkuar këtë ndonjëherë Gjykata Kushtetuese!”, shkruan Mustafa.
Më tej ai thotë se “Sa i përket njohjes de facto dhe normalizimit, këtë e ‘vërtetoi’ Serbia edhe ditëve të fundit. Në Strasburg, në KE, Kosovën e konsideronte se ‘ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë’, ndërkaq dje maltretoi, arrestoi dhe pengoi lëvizjen e lirë të qytetarëve nga Kosova. Para kësaj, në Banjskë tentoi ta njoh de facto pavarësinë e Kosovës me terroristë të armatosur deri në dhëmbë me arsenal ushtarak”, ka shkruar Mustafa.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të tij në Facebook, ka thënë se sot janë bërë 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.
Kurti ka thënë se sot u bën 11 vjet edhe nga zotimi i njëanshëm i ish kryeministrit Thaçi në Bruksel te sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, se FSK nuk do ta kalojë lumin Ibër pa lejen e KFOR-it.
“Zbatimi i neneve për ‘Asociacionin’ u përcoll me një marrëveshje tjetër të parimeve të përgjithshme/elementeve kryesore që u pat arritur dy vjet më vonë, më 25 gusht të vitit 2015, nga kryeministrat e asaj kohe Mustafa dhe Vuçiq.Kjo e fundit përfundoi në Gjykatë Kushtetuese në dhjetor të atij viti. Doemos, pasi që marrëveshja e vitit 2015 buronte nga ajo e vitit 2013, gjykata u mor me të dyja”, ka shkruar Kurti.
“Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj tha se kompetencat e parapara për ‘Asociacionin’ sipas të dy marrëveshjeve, shkelnin parimet e kushtetutës, karakterin multietnik të shtetit dhe cenonin rëndë rendin juridik. Pas këtij vendimi të Gjykatës ku ‘Asociacioni’ me fushëveprimin dhe kompetencat e parapara shkelte rëndë Kushtetutën, marrëveshja u shkel nga Serbia në nenet tjera të saj”, ka thënë kreu i ekzekutivit të vendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

QMK: Katër zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent

Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara

Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

"Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi", familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent

Shala: Nëse vazhdon ikja nga Kosova shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë