LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri sllovak: “Askush nuk na kërkon që ta njohim Kosovën”

Kryeministri sllovak: “Askush nuk na kërkon që ta njohim Kosovën”

Kryeministri sllovak Peter Pellegrini ka thënë në parlamentin sllovak në Bratislavë – përpara samitit të Bashkimit Evropian në Sofje – se askush nuk i kërkon Sllovakisë të njohë Kosovën.

“Askush nuk kërkon ta njohim Kosovën. Sllovakia nuk ka ndërmend për të bërë ndonjë ndryshim”, citohet të ketë thënë Pelegrini, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Ai ka shtuar se madje nuk do të ishte sinjal i mirë që bisedimet e nesërme – në samitin e Sofjes – të ishin në një format të ndryshëm, “e jo me të gjithë 28 liderët”.

Këtë deklaratë të fundit, Pellegrini e ka thënë duke aluduar në vendimin e kryeministrit të Spanjës për të bojkotuar samitin dhe se nuk do të ulet në Sofje me të njëjtën tryezë me përfaqësuesin e Kosovës.

Në adresimin e tij për delegatët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit sllovak, kryeministrit sllovak ka treguar se me çfarë mandati shkon në samitin dhe në bisedimet e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Samiti i BE-së do të jetë rreth zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Aty nuk do të ketë vendime, diskutimet do të jenë më tepër në nivel teknik. Takimi do të duhej të jepte një sinjal të qartë se BE-ja e sheh të ardhmen e vendeve brenda Unionit” , ka thënë Pellegrini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori