LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri shkel premtimin, nuk suspendon ministrin me aktakuzë

Kryeministri shkel premtimin, nuk suspendon ministrin me aktakuzë

Premtimi i kryeministrit të Kosovës për të pezulluar secilin zyrtar të institucioneve të Kosovës që ka të ngritur aktakuzë nga prokuroria, nuk po zbatohet prej tre ditësh ndaj ministrit për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën dyshiminin se kreu veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


Sipas aktakuzës së ngritur tre ditë më parë, në cilësinë e personit zyrtar Jevtiq ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht ti shkaktojë dëme ministrisë përkatëse.

Ministri Jevtiq, në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, kishte nxjerr vendimin me të cilin i jepte në shfrytëzim të përhershëm të një automjeti zyrtar një kompanie private serbe në Kosovë, “përkatësisht Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë”.

Edhe pse Lista Serbe është zyrtarisht në bojkot të institucioneve të Kosovës, ministri Dalibor Jevtiq vazhdon të jetë pjesë formale e qeverisë. Jevtiq po vazhdon që në mënyrë formale të kryejë funksionine tij si ministër.

Të shtunën, ministri serb në qeverinë kosovare është takuar në Kragujevac të Serbisë me 13 familje të zhvendosura nga fshati Lubozhdë afër Istogut. Jevtiq u ka premtuar serbëve të Kosovës që do t’u ndihmojë atyre që sa më shpejtë që të jetë e mundur t’i kthejë në shtëpitë e tyre.

“Në ndërkohë jemi duke punuar në rinovimin dhe ndërtimin e shtëpive të tyre, dhe kështu përsëri do t’i kthejmë këta njerëz në shtëpitë e tyre shekullore”, ka thënë Jevtiq pas takimit, njoftoi Radiokim.

E kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po qëndron i heshtur ndaj kësaj situate.

Mustafa, i cili dikur krenohej për veprimet që kabineti i tij ka ndërmarr ndaj zyrtarëve që kanë të ngritura aktakuza nga prokuroria, nuk po e pezullon edhe ministrin serb që vjen nga radhët e Listës Serbe.

Pas publikimit të raportit të përpiluar nga Transparency International për Kosovën në fillimin e këtij viti, kryeministri deklaronte me krenari se “suspendimi i çdo zyrtari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë” është rezultat, që sipas Mustafës tregonte hapat konkret që kishte ndërmarr Qeveria e Kosovës.

“Përmirësimi i renditjes së Kosovës në raportin e TI-së është rezultat i hapave konkret që kemi ndërmarrë duke filluar që nga suspendimi i çdo zyrtari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë, te reformat strukturale siç është prokurimi elektronik, e deri te fakti se gjatë tërë këtij mandati nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive”, deklaroi Mustafa më 25 janar të këtij viti.

Zyra e kryeministrit së fundmi – në muajin shkurt të këtij viti – ka pezulluar nga detyra Zahir Bajramin, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa në kryeministri.

Bajrami ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar ryshfet për zgjidhjen e një lënde në gjykatë. /Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori