LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti vizitoi “Panairin e Rinisë 2023”

Kryeministri Kurti vizitoi “Panairin e Rinisë 2023”

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së premte ka vizituar “Panairin e Rinisë 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, i cili u mbajt në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Në këtë vizitë kryeministri Kurti shoqërohej nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, deputeti Agon Batusha, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.

Në panair ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Së bashku, patën mundësi që të shohin nga afër produkte të ndryshme që po ekspozohen në këtë panair si punë artizanale, piktura, robotikë, letërsi, bizhuteri e filigran, të punuar e të prezantuara nga të rinjtë dhe organizata të të rinjve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndanë mbi 14 milionë euro çdo vit për projekte të individëve e organizatave anembanë vendit, në kulturë, trashëgimi, rini e sport, e në secilën prej këtyre fushave përfituesi primar është i riu kosovar.

“Vizioni jonë i Qeverisë është që i riu të përfitoj drejtpërdrejt nga çdo institucion, me skema të veçanta të dizajnuar për të rinjtë, në çdo sektor e në çdo nivel”, thuhet tutje në njoftim.

Vizita e Kryeministrit Kurti në “Panairin e Rinisë 2023”, u zhvillua në kuadër të agjendës shtetërore të Muajit të Rinisë 2023, organizim ky i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë. /Telegrafi/