LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në orët e mëngjesit ka vizituar Komunën e Suharekës, pas shpërthimit të zjarreve ditën e djeshme në disa pjesë të kësaj komune.

Kryeministri Kurti fillimisht u prit në zyrën e kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, kurse më pas kanë vizituar Zonën Industriale dhe fshatin Studençan.


Ai gjatë kësaj vizite ka takuar edhe disa nga banorët e Studençanit.

“Jam këtu në mënyrë që të njoftohem për së afërmi me gjendjen pas një numri të madh të shpërthimit të zjarreve në këtë komunë dhe të shoh si qeveri se çka do të mund të ndihmojmë duke u përqendruar te nevojat urgjente së pari”, tha Kurti.

Edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bashkëbiseduar me banorët e Studençanit, duke u interesuar për gjendjen e tyre.

Në njoftimin e Komunës së Suharekës thuhet se nga Njësiti i Zjarrfikësve në Suharekë, kryeministri dhe kryetari i Komunës janë njoftuar me gjendjen momentale në rajonet e prekura nga zjarret.

Ndryshe, nga 50 vatra zjarri në Kosovë, aktive kanë mbetur vetëm 10.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj. Të dhënat janë deri në orën 16:00 të së hënës.

“Gjatë ditës kemi pasur edhe deri në 50 vatra zjarri, por që kanë mundur të lokalizohen, falë edhe ndërhyrjes së KFOR-it”, ishte shprehur Koqinaj, duke thënë se rajoni më i goditur nga zjarret është ai i Pejës, e sidomos fshati Shtupeq.

Koqinaj tha se Kosova ka nevojë të madhe për helikopterë në mënyrë që sa më mirë të menaxhohen situatat nga fatkeqësi të ndryshme.

Situata me zjarre në Kosovë vazhdon të jetë problematike në disa rajone të Kosovës.

Pas situatës me zjarre, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media thekson se referuar situatës në të cilën ndodhemi lidhur me përhapjen e disa zjarreve nëpër lokalitete të ndryshme të vendit tonë, me kapacitetet e saj në dispozicion po angazhohet me përkushtim në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve duke ofruar asistencë me pajisje policore si topat e ujit si dhe duke koordinuar aktivitetet me agjencionet tjera në të gjitha rajonet ku janë raportuar vatra zjarri.

“Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë”.

Ndryshe, deri tani lidhur me zjarrvënie, ​Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar. Njëri është arrestuar në Zubin Potok dhe tjetri në Babimovc të Obiliqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori