LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri japonez ka ngrënë peshk nga “ujërat e kontaminuar” të Fukushimas

Kryeministri japonez ka ngrënë peshk nga “ujërat e kontaminuar” të Fukushimas

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka ngrënë peshkun “shumë të shijshëm” nga Fukushima, siç edhe mund të shihet në pamjet e transmetuara nga qeveria japoneze.

Kishida në fakt ka konsumuar ushqimin e quajtur sashimi, një specialitet japonez që bëhet nga peshku i freskët, transmeton Telegrafi.


Videoja pasoi pasi që Japonia së fundmi ka filluar me lëshimin e ujit të pastruar, nga mbetjet radioaktive nga centrali i shkatërruar bërthamor Fukushima në Oqeanin Paqësor.

Agjencia për Energji Bërthamore e Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se lëshimi i ujit do të ketë “ndikikim të pashmangshëm” tek njerëzit dhe në ambient.

Megjithatë, Kina që është importuesi kryesor i peshkut nga Japonia, njoftoi të enjten se po vendos një ndalim të plotë të prodhimeve të detit nga Japonia. /Telegrafi/