LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti në Bruksel thotë se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

Kryeministri Hoti në Bruksel thotë se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimeve në Bruksel tha se dialogu Kosovë- Serbi nuk ka alternativë.

Hoti në një prononcim për media, tha se Kosova tash e kanë autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë në të cilën po përballet.


“Çështja kryesore që e shtrova është çështja e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të kriteret”, tha ai pas takimit me David McAllister.

Kryeministri Hoti ka folur edhe për anulimin e vizitës në SHBA. Ai tregoi se i ka propozuar të dërguarit të posaçëm të dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që ta shtyjë takimin i cili pritej të mbahej më 27 qershor në Washington, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale, kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Çështjet që lidhen me drejtësinë siç ishte vendimi i djeshëm nuk duhet të diskutohen. Dialogu nuk ka alternativë. Tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë në të cilën po përballemi”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, kryeministri Hoti ka zhvilluar dhe një takim me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, ku ka folur për procesin e liberalizimit të vizave, menaxhimin e pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Sot takova presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e njoftova për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. Kam theksuar se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian, dhe rëndësinë që ka përmbyllja e këtij kapitulli, në mënyrë që qytetarët e Kosovës sikurse edhe fqinjët e tyre të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Hoti, në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori