LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri heq maskën e fytyrës, thotë se Mali i Zi bëhet vendi i parë në Evropë “pa coronavirus”

Kryeministri heq maskën e fytyrës, thotë se Mali i Zi bëhet vendi i parë në Evropë “pa coronavirus”

Kryeministri i Malit të Zi të hënën shpalli vendin “pa coronavirus” – një lëvizje kjo vitale për industrinë e tij të turizmit – 69 ditë pasi raportoi rastin e tij të parë dhe pas 20 ditë pa asnjë të tillë.

Ndryshe, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Mali i Zi ka raportuar 324 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19 dhe nëntë vdekje.


“Beteja me një virus kaq të egër është fituar dhe Mali i Zi tani bëhet vendi i parë pa coronavirus në Evropë”, citohet të ketë thënë kryeministri Dushko Markoviq.

Siç bëhet e ditur më tej, Markoviq filloi konferencën për shtyp duke hequr maskën e fytyrës.

Në fillim të marsit, republika Ballkanike prej 620,000 banorësh, e cila mbështetet në të ardhurat nga turizmi përgjatë bregdetit të saj Adriatik, me kufij dhe aeroporte dhe porte detare të mbyllura, mbylli shkollat dhe ndaloi tubimet publike dhe aktivitetet në natyrë për të frenuar përhapjen e virusit.

Në këtë drejtim, Markoviq tha që Mali i Zi do të hapte kufijtë për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të infeksionit për 100,000 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori