LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri grek flet për çështjen e detit, inkurajon dialogun Prishtinë-Beograd

Kryeministri grek flet për çështjen e detit, inkurajon dialogun Prishtinë-Beograd

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, mbërriti në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Pas takimit me Kryeministrit Edi Rama, Mitsotakis u pyet nga gazetarët për çështjen e detit me Shqipërinë.


Ai tha se “është një çështje në diskutim e sipër mes dy vendeve, me shumë ndërlikime ligjore”.

“Mendoj se kemi bërë hapa përpara muajt e fundit dhe mendoj se ka një dakordësi mes meje dhe kryeministrit se duam ta zgjidhim këtë çështje bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe të gjejmë një marrëveshje për firmosjen e një dokumenti që do të na lejonte që ta çonim këtë çështje në gjykatën ndërkombëtare”, deklaroi Mitsotakis.

“Jam optimist se edhe pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj që të shkojmë sa më shpejt në këtë pikë”, shtoi kryeministri grek.

Në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë, Mitsotakis tha se Greqia gjithmonë ka inkurajuar dialogun.

“Gjithmonë kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi të vetëdijshëm që duhet zgjidhur çështja dhe që të zgjidhet, të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur kjo, do të jetë e vështirë që të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori