LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik gjobitet pasi nuk vendosi rripin e sigurimit në makinë

Kryeministri britanik gjobitet pasi nuk vendosi rripin e sigurimit në makinë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak është gjobitur pasi nuk vendosi rripin e sigurimit në një makinë në lëvizje kur po xhironte një video të cilën e publikoi në rrjetet sociale.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, policia e Lancashire tha se i kishte lëshuar një burri 42-vjeçar nga Londra një ofertë të kushtëzuar për një dënim fiks.


No 10 tha se Sunak “pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje”, duke shtuar se ai do të paguajë gjobën.

Kryeministri britanik publikoi video në Instagram ku po udhëtonte me makinë, por nuk kishte vendosur rripin e sigurisë
Lexo po ashtu Kryeministri britanik publikoi video në Instagram ku po udhëtonte me makinë, por nuk kishte vendosur rripin e sigurisë

Pasagjerët që kapen pa rrip të sigurimit nëse ka në makinë mund të gjobiten me 114 euro.

Kjo mund të rritet në 571 euro nëse çështja shkon në gjykatë.

Kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua videoja, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë, ai duket se është ulur mbrapa në makinë.

Videoja u postua në llogarinë e Sunak në Instagram. /Telegrafi/