LAJMI I FUNDIT:

Kryekomunari i Vallandovës pengon mbajtjen e referendumit për xeheroret në këtë komunë

Kryekomunari i Vallandovës pengon mbajtjen e referendumit për xeheroret në këtë komunë

Kryetari i komunësë së Vallandovës, Nikollçe Çurlinovski ka sjellë vendim për të ndaluar shpalljen e vendimit për referendum që u soll nga Këshilli i kësaj komune në seancën e jashtëzakonshme të 3 korrikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të thotë se brenda 40 ditëve nuk do të mund të organizohet referendum që kërkohet nga nisma qytetare ”Shpëtim për Vallandovën”, kërkesë e mbështetur nga më shumë se 2000 qytetarë të kësaj komune.


Agjencia AIM bën të ditur se nisma insiston që përmes referendumit të deklarohen për, ose kundër xeherores Kazandoll, si edhe nëse janë për ose kundër hapjes së xeheroreve tjera në territorin e kësaj komune.

Aktivistët e kësaj nisme thonë se kryekomunari e ka shkelur vullnetin e popullit dhe theksuan se nuk do të ndalen deri në realizimin e kësaj të drejte. Nisma paralajmëron masa të reja, kurse zgjidhje shohin në një seancë të re të këshillit komunal. Nëse mbahet seanca e re dhe nëse sërish vendoset për referendum, atëherë kryekomunari Çurlinovski nuk do të mundet që ta pengojë publikimin e vendimit në Gazetën Zyrtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori