LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Mbi 200 mijë shqiptarë në NYC, Eric Adams: Duket si Shqipëri e vogël këtu! Ata besojnë te familja dhe Zoti

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë në Tv Klan.

I pyetur nga Fevziu, Adams tha se nuk e ka vizituar deri më tani Shqipërinë, por djali i tij, po, madje dëshiron që nëse del në pension, të jetë në vendin tonë.


Por kryebashkiaku Adams theksoi se “mezi po pret” ta vizitojë vendin tonë.

Blendi Fevziu: E keni vizituar ndonjëherë Shqipërinë?

Eric Adams: Jo nuk e kam vizituar, por djali im ka qenë në Shqipëri.

Blendi Fevziu: E di shumë mirë. Djali juaj ka qenë i pranishëm në një festival kënge në televizionin tonë.

Eric Adams: Po, po.

Blendi Fevziu: Çfarë përshtypjesh pati ai nga vendi ynë?

Eric Adams: Ai e do shumë Shqipëri. E do shumë. Thotë që nëse do të dalë në pension në ndonjë vend, do të dalë në pension në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Na duhet t’ju ftojmë në vendin tim. Është vend shumë i bukur, është një vend i vogël, por jashtëzakonisht i bukur. Nga deti, tek malet, nga liqenet, tek lumenjtë. Është një vend i vogël, por shumë i bukur. Shpresoj që ta vizitoni shpejt atë?

Eric Adams: Mezi po pres.

Djali i Eric Adams, Jordan Coleman, mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2022.

Kryebashkiaku Adams njihet për mbështetjen ndaj komunitetit shqiptar.

Në trend Lajme

Më shumë
Personi që kërkohej për vrasje bie nga ndërtesa në Prishtinë gjatë aksionit të Policisë

Personi që kërkohej për vrasje bie nga ndërtesa në Prishtinë gjatë aksionit të Policisë

Kronika e Zezë
Bllaca i frikësohej Kadri Veselit, i shkruante prokurorit të EULEX-it se dikush nga brenda po “lëshonte informatat konfidenciale”

Bllaca i frikësohej Kadri Veselit, i shkruante prokurorit të EULEX-it se dikush nga brenda po “lëshonte informatat konfidenciale”

Lajme
Nga Dubrava, Bllaca i fliste “zi e terr” hetueses së EULEX-it për Azem Sylën: Nuk mundet me fol Nazimi sa të është gjallë ai

Nga Dubrava, Bllaca i fliste “zi e terr” hetueses së EULEX-it për Azem Sylën: Nuk mundet me fol Nazimi sa të është gjallë ai

Lajme
Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

Lajme
Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur

Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur

Lajme
Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Lajme
Kalo në kategori