LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ paralajmëron sërish: Paguani borxhin ose do të shkyçeni

KRU ‘Prishtina’ paralajmëron sërish: Paguani borxhin ose do të shkyçeni

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka vazhduar t’iu bëjë thirrje konsumatorëve të saj për pagesën e borxheve për shërbimet e ujit.

Sipas KRU-së, të gjithë ata konsumatorë që nuk e bëjnë pagesën do të shkyçen.


“Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë. Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit. Drejtohuni në pikat tona dhe ne kemi lehtësira për kryerjen e obligimeve tuaja financiare”, njofton KRU-ja.

KRU 'Prishtina': S'ka ujë të pijshëm pa paguar faturat
Lexo po ashtu KRU 'Prishtina': S'ka ujë të pijshëm pa paguar faturat

Në fund, kompania thotë se do të janë të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal.

“Të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit”, përfundon kompania. /Telegrafi/