LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’: S’ka ujë të pijshëm pa paguar faturat

KRU ‘Prishtina’: S’ka ujë të pijshëm pa paguar faturat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëron se nga e mërkura do të nisë me shkyçje të mëdha, derisa ka thënë se nuk do të ketë ujë të pijshëm për ata që nuk paguajnë faturat.

Sipas KRU-së, furnizimi me ujë po rrezikohet gjithnjë e më shumë edhe nga kyçjet e paautorizuara.


“Furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale. Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë”, thuhet në reagim.

KRU thekson se s’do të ketë tolerime për konsumatorët e kyçur ilegalisht edhe për ata që nuk kanë paguar faturat.

“Nga sot, zero tolerime për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit. Sot realizohen dy shkyçje të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale. Nga sot, në aksion të paparë deri më sot”, përfundon KRU-ja. /Telegrafi/