LAJMI I FUNDIT:

KRU Prishtina: Uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt për konsum

KRU Prishtina: Uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt për konsum

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se cilësia e ujit të pijshëm është 100 për qind i sigurt.

Sipas njoftimit, kompania thotë se çdo ditë do të bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit.


“Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Pjesën A dhe C në Udhëzimin Administrativ 10/2021 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu. Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontroll ditore bazike dhe periodike, bën që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100 për qind. Pra, uji që shpërndahet te konsumatorët është i sigurt për pije”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Po ashtu, KRU Prishtina ka theksuar se e mirëpret vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, që obligon bizneset e gastronomisë, të cilat furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik, të shërbejnë ujë nga çezma për klientët.

Sa i përket borxheve nga konsumatorët, kompania thekson se janë të mëdha dhe se sektori i amvisërisë është më problematiku.

Mbi 40 milionë euro është borxhi nga sektori i amvisërisë, ndërsa nga bizneset e vogla dhe ato të mëdha është mbi 7 milionë euro. /Telegrafi/