LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’: Uji është 100 për qind i pijshëm

KRU ‘Prishtina’: Uji është 100 për qind i pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se cilësia e ujit të pijshëm është i sigurt për konsum.

Sipas njoftimit, kompania thotë se çdo ditë do të bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit.


“Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ 16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu. Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontrollë ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100 për qind”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Kompania tregon se laboratorët shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga Bashkimit Evropian.

“Sipas planit ditor, javor dhe mujor për monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ‘Prishtina’, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi, Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit, në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues përcjellim kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/