LAJMI I FUNDIT:

Prishtina vazhdon të përballet me reduktime të ujit

Prishtina vazhdon të përballet me reduktime të ujit
Foto: Ilustrim

Ujësjellësi Rajonal KRU “Prishtina”, përmes një njoftimi për media bën të ditur se për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të turbullirës në liqenin e Badocit dhe pamundësisë për të trajtuar atë, të premten në mbrëmje u detyruan që të ndërpresin në tërësi trajtimin e ujit nga ky Impiant Trajtimi.

Sipas njoftimit thuhet se Stafi i ITUP Badovc  kanë arritur ta rikthejnë në punë sot, mirëpo me kapacitet minimal.


“Pavarësisht funksionalizimit me alternativa tjera teknike, për t’iu furnizuar sado pak me ujë nga linjat tjera, zonat e larta mbesin pa ujë, përveç zonave të ulëta në lagjen Mati. Ekipet tjera teknike janë ne terren duke punuar në të gjitha drejtimet. Pa ujë të pijshëm janë shumica e zonave që furnizohen me ujë nga ITUP Badoc: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Mati 1/ Matiqani (pikat e larta), Bregu i Diellit”, thuhet në njoftim.

Lexoni më poshtë njoftimin e KRU “Prishtina”

Të nderuar konsumatorë, fillimisht kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim nga ana juaj.

Për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të turbullirës në liqenin e Badocit dhe pamundësisë për të trajtuar atë, mbrëmë u detyruam që të ndërpresim në tërësi trajtimin e ujit nga ky Impiant Trajtimi.

Stafi i ITUP Badovc nën udhëheqjen e Drejtores Teknike së bashku me stafin , departamentin për kualitet të ujit për pije, arritën tani ta rikthejnë ne punë, mirëpo me kapacitet minimal.

Pavarësisht funksionalizimit me alternativa tjera teknike, për t’iu furnizuar sado pak me ujë nga linjat tjera, zonat e larta mbesin pa ujë, përveç zonave të ulëta në lagjen Mati.

Ekipet tjera teknike janë ne terren duke punuar në të gjitha drejtimet.

Pa ujë të pijshëm janë shumica e zonave që furnizohen me ujë nga ITUP Badoc: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Mati 1/ Matiqani (pikat e larta), Bregu i Diellit.

Do të ju mbajmë vazhdimisht të informuar, varësisht nga situata në të cilën do gjendemi me kualitet te ujit në burim. Ne varësi te mundësive me kapacitet trajtuese, do ngritët gradualisht kapaciteti trajtues ne ITUP, ndërsa rikthimi i furnizimit për shumicën e zonave pritet pas orës 15:00.