LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ paralajmëron borxhlinjtë: Nga 1 korriku ju dërgojmë te përmbaruesi

KRU ‘Prishtina’ paralajmëron borxhlinjtë: Nga 1 korriku ju dërgojmë te përmbaruesi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 korriku do të fillojë të procedojë te përmbaruesi të gjithë borxhlinjtë.

Për të shmangur këtë procedurë e cila ka edhe shpenzime shtesë, kompania apelon konsumatorët që të shlyejnë borxhet e akumuluara deri më këtë datë.


“KRU ‘Prishtina’ ju njofton se duke filluar nga data 1 korrik 2020 do të vazhdoj me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privat. Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë”, njofton kompania, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i plotë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

KRU “Prishtina” ju njofton se duke filluar nga data 1 korrik 2020 do të vazhdoj me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privat. Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë.

Prandaj, për të ju shmangur kësaj procedure, kërkohet nga ju që të reflektoni në kohë sa më të shkurtë dhe të përmbushni obligimin tuaj, në të kundërtën do të jemi të detyruar që çdo konsumator borxhlinj, fillimisht pa anashkaluar punonjësit e KRU “Prishtina” do të dërgohen në përmbarim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori