LAJMI I FUNDIT:

KRU “Prishtina”: Mos pastroni trotuaret e mos ujisni kopshtet e arat me ujë të pijshëm

KRU “Prishtina”: Mos pastroni trotuaret e mos ujisni kopshtet e arat me ujë të pijshëm

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve ta kursejnë ujin e pijshëm.

KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët mos t’i ujisin kopshtet, arat me ujë të pijshëm.


Lexoni të plotë njoftimin:

Të dashur konsumatorë,

Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytetee fshatra,

Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

Mos harroni të mbyllni rubinetin përgjatë procesit të larjes së fytyrës dhe dhëmbëve,

Mos ujisni kopshtet dhe arat me ujin e pijshëm,

Raporto keqpërdorimin e ujit në numrin e telefonit, pa pagesë 0800 90009. /Telegrafi/