LAJMI I FUNDIT:

KRU Prishtina: Fushë Kosova dhe Drenasi mbetesin pa ujë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë pas reshjeve

KRU Prishtina: Fushë Kosova dhe Drenasi mbetesin pa ujë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë pas reshjeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve atmosferike që kanë turbullirë, Fushë Kosova dhe Drenasi do të mbesin pa ujë të pijshëm.

Sipas KRU-së, turbullira në kanalin e Ibrit e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj.


“Njoftojmë se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit (NTU është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në impiant”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se duke filluar nga ora 10:00, Fushë Kosova do të mbetet pa ujë dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës.

“Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më të lartë nga ARRU, po të njëjtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale”, vijon kompania.

“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njëjtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe Komuna e Drenasit”, përfundon KRU-ja. /Telegrafi/