Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", ka ftuar konsumatorët të paguajnë borxhet për shërbimet e ujit.

Në  njoftim thuhet se pagesat duhet të bëhen brenda pesë ditësh, transmeton Telegrafi.


"Ftojmë konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara, që në afat 5 ditor t'i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit. Ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat", thuhet mes tjerash në njoftim.

Tutje, KRU "Prishtina", fton qytetarët të vizitojnë njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt.

"S'ka tolerime, me përjashtim të rasteve sociale", vijon njoftim./Telegrafi/

470200968 917421477109255 5128325042700029981 n